E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-drejtoresha hajdute e grupit 5D  merr  fonde nga Bashkia e Vlorës?!
Lajme

Ish-drejtoresha hajdute e grupit 5D merr fonde nga Bashkia e Vlorës?!

Deborah Keçi është ish-drejtoresha hajdute në Bashkinë Tiranë, pjesë e grupit 5D, e cila aktualisht është me detyrim paraqitje dhe e përjashtuar nga detyra si drejtoreshë e Klubit Sportiv Tirana nga SPAK.

Mirëpo, pavarësisht se është në këto kushte, drejtoresha e njohur për jetën e saj të luksit duket se vazhdon që të marrë para të shqiptarëve dhe këtë herë nga bashkia e Vlorës. Deborah Keçi është organizatore e Triathlon Vlorë dhe këtë e tregon me shumë krenari në rrjetet e saj sociale.

Fondi për organizimin e kësaj ‘gare’ është dhënë nga bashkia e Vlorës dhe Deborah është një nga organizatorët. Këtë herë, e ndjerë në rrezik, ajo nuk ka regjistruar emrin e saj, por një të njohurin e saj.

Ish-drejtoresha hajdute, sipas publikimeve në rrjetet sociale, bën thirrje që të marrin pjesë sa më shumë sportistë në këtë garë, ndoshta dhe për të pastruar disi emrin e saj. Nga ana tjetër, përfshirja e saj në projekt, është edhe një karshillëk ndaj organeve të drejtësisë, që e kanë përjashtuar nga funksionet publike, por duket se ajo sërish ka gjetur mënyrat për të marrë para të qytetarëve shqiptarë.

Kur Tirana ka qenë qyteti europian i sportit, Deborah ishte organizatorja kryesore dhe në atë kohë ka marrë shumë para nga bashkia Tiranë për të organizuar këtë projekt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.