E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish funksionari i LSI MATAJ, sot azilant që ka fundosur mbi  20 mijë viktima të blerjeve të vogla
Lajme

Ish funksionari i LSI MATAJ, sot azilant që ka fundosur mbi 20 mijë viktima të blerjeve të vogla

Dikur ishte vartës i Ilir Metës dhe anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kthyer në bashkëpunëtor drejtësie duke rrëfyer për SPAK se në aferën CEZ-DIA ka zyrtarë të përfshirë.

Deklarimet e Elvis Matës kanë dërguar në SPAK ish-Presidentin Meta

Një tjetër person që SPAK dyshohet se ka bërë bashkëpunëtor të drejtësisë është edhe ish- funksionari LRI dhe drejtor në DIA disa vite më parë, Elvis Mataj.

Elvis  Mataj, jeton në Europë, si “azilant” midis Zvicrës dhe Gjermanisë, por është prezent me shumë biznese që i ka të gjithë eficiente duke fituar  miliona euro. Të gjithë i ka në emrin e tij, të gruas (Eriselda Brahimllari) dhe kuanatit (Desian Brahimllari), të tre të “arrtisur” nga Shqipëria.

Si funksionojnë bizneset kur asnjë nuk është këtu t’i drejtojë?


Këta janë kompanitë e Elvis Matajt:

  • GLOBAL BAILIFF’S OFFICE – Kompani përmbarimi – Nipt L61709037B
  • Elvis Mataj – Piceri dhe Katering “PIZZArte” me Nipt L62127009B
  • Elvis Mataj – Kompani Ndërmjetësimi dhe Konsulence tregtare, me Nipt L31904018T
  • ECOSUN ALBANIA – Kompani për Ndërtimin e centraleve prodhuese për prodhimin e energjisë së rinovueshme, me Nipt L81316002L
  • AMALFI – Restorant, Bar Kafe – Piceri, te Pallatet “Delijorgji” Nipt M12305016O
  • QUICK LOANS – Kompani mikrokredie, Nipt M01406043Q
  • Elite Bailiff’s Office – L31328001M – Kompani Përmbarimi
  • ELITE CONSULTING – L11325011C – Shërbim për mbledhjen e borxheve.

 Elvis Mataj ka ndërtuar një rrjet  biznesesh mashtruese  me impakt të fortë social  tek mijëra qytetarë të ketij vendi, që fillojnë nga kompania famëkeqe e mbledhjes së borxheve “Elite Consulting”, kompania e mikrofinancës “Quick Loans”, kompania e përmbarimit Global Bailiff’s Offfice”, “Elite Bailiff’s Office” deri te kompania “Ecosun Albania” që po kërkon nga qeveria licenca për panele diellore mbi 100 mgw.

Me Elite Consulting bashkë me Hakanin e Iutecredit Albania  rezulton të ketë  fundosur mbi  20 mijë viktima të blerjeve të vogla nëpër dyqanet e telefonave dhe elektroshtëpiakeve nëpër qendra tregtare.

Edhe pse Eriselda Brahimllari, gruaja e tij u hetua  për skema mashtruese me kompaninë “Elite Consulting”  çështja e saj u pushua edhe pse bashkëpunëtorët e saj u dënuan. Elite vazhdoi  abuzimet .

Mataj një nga bashkëpuntor i ngushtë    i  Ismailiaj jo vetëm  nuk u dënua por . ai u bë mjeshtër  i mbledhjes së borxheve ashtu si e bëri me CEZ, për vite me Elite Consulting.

Dëmet e Elite për dhjetë vjet janë më mëdha se mashtrimi CEX-Dia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.