E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kreu i Mossad: Inteligjenca izraelite dështoi totalisht!
Lajme

Ish-kreu i Mossad: Inteligjenca izraelite dështoi totalisht!

Taktikat e sigurisë të Izraelit “kanë dështuar totalisht” të shtunën, kjo sipas një ish-drejtuesi të shërbimit të tyre të inteligjencës.

Danny Yatom, ish-shefi i agjencisë së spiunazhit Mossad dhe politikan nga Partia Laburiste opozitare e Izraelit, deklaroi se “çdo gjë shkoi keq” dhe “askush nuk kishte asnjë të dhënë” të shtunën kur Hamasi sulmoi Izraelin nga Gaza.

Ai u shpreh për BBC se shtresa e dytë e mbrojtjes së Izraelit ishte e pamjaftueshme për të ndaluar sulmet.

“Sasia e forcave ishte shumë e vogël, dhe kjo është kryesisht për shkak të dështimit të inteligjencës që tha se edhe pse ne ishim dëshmitarë të shumë stërvitjeve nga Hamasi, ata nuk kanë asnjë qëllim të sulmojnë Izraelin”, u shpreh Yatom.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.