ISH-KRYEMINISTRI ALEKSANDËR MEKSI I JEP TË DREJTË PRESIDENTIT META
Ish-kryeministri, Aleksandër Meksi, e konsideron të detyrueshëm dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore. Për RTV Ora ai shprehet se të drejtën për ta shpallur nul e ka vetëm Gjykata Kushtetuese.
Për situatën e krijuar ai kërkon nga palët që të kenë vullnetin politik për të gjetur dialogun.
Ish-kryeministri, Aleksandër Meksi, ka dalë në krah të Presidentit Ilir Meta dhe kundër Qeverisë dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilët refuzojnë të zbatojnë vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.
Sipas tij dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit duhet të zbatohet nga institucionet e vendit.
Gazetarja: Kur një dekret i Presidentit hidhet në Fletoren Zyrtare a duhet ta zbatojnë institucionet?
Aleksandër Meksi: Detyrimisht, ose duhet ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Ish-kryeministri mendon që nësë ka vullnet politik nga të gjitha palët, kriza politike mund të zgjidhet. Në rast të kundërt, thotë ai, trazirat mund të jenë zgjedhja e tyre.
Aleksandër Meksi: E zgjidhin të tërë bashkarisht nëse duan ta zgjidhin. Nëse e kanë për interes se kriza është e dobishme për të ecur përpara, është tjetër gjë.
Aleksandër Meksi thotë që ka dëgjuar në media se parlamenti nuk është në nivelin e duhur, por sërish ka një këshillë për politikanët e të gjitha kaheve politike.
Aleksandër Meksi: Të merren me politikë siç është politika./ Marrë nga Ora News
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



