E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryetari i PS -së Fier i bashkohet  LSI-së
Publik News

Ish-kryetari i PS -së Fier i bashkohet LSI-së

Në një postim në facebook, Kryemadhi shprehet se biseda me Arionin i lejoi të kuptonte sfidat me të cilat përballen jo vetëm shumica e shqiptarëve, por edhe vetë socialistët brenda PS.

Kryemadhi i ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve pavarësisht partive ku bëjnë pjesë, apo edhe nëse nuk bëjnë pjesë në ndonjë parti që të bashkohen me LSI për të rikthyer shpresën, vendet e punës dhe mundësitë në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Arioni na takoi sot në Fier me nje grup intelektualësh e aktivistësh, që bashkë me të, janë afruar në LSI. Një bashkëbisedim i sinqertë që nxorri në pah sfidat që përballen jo vetëm shumica e shqiptarëve, por edhe vetë ata brenda PS. Mund ta kuptoj zhgënjimin e tyre, pasi dështimet e kësaj qeverie po dëmtojnë të gjithë shqiptarët pavarësisht se cilën parti kanë votuar në të shkuarën.

Unë ju mirëpres të gjithëve, edhe nëse jeni me një parti, pa parti, apo si shumica e shqiptarëve që ndihen të lodhur nga partitë politike, që të bashkoheni me mua dhe LSI në misionin tonë për të rikthyer shpresën, vendet e punës dhe mundësitë këtu në vendin tonë dhe bashkë ta bëjmë Shqipërinë të ndihet sërish shtëpi për të gjithë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.