Ish-kunata e Ramës seksere oligarkësh! 1.4 MLD Lekë Artur Kadaresë
1.4 Miliard Lekë i janë dhënë Artur Kadaresë së Biometric Albania në një tender të Albana Ficos në QSUT. Ish-kunata e Ramës po bën kërdinë me paratë publike në shëndetësi duke i shpërndarë në thasë për oligarkët e qeverisë.
Tendera në vazhdimësi në shkelje dhe vjedhje të pafundme, ndarje pazaresh mes titullarëve janë fjalët kyçe të abuzimit që bëhet me taksat e qytetarëve. Buxheti i Shtetit është kthyer në një tortë për të ftuarit në banketin qeveritar që u ndahet në copa oligarkëve të vendit.
E shënuar me Flamur të Kuq për mungesë konkurrence, kjo procedurë prokurimi publik është në shkelje me ligjin dhe si e tillë duhet hetuar pasi oligarku ka marrë pjesë i vetëm në garë!
Për proteza dhe kanjula Artur Kadareja ka përfituar 1.4 Miliard Lekë nga Fico. Kompania e këtij oligarku të shëndetësisë numëron një numër të madh temderash në shkelje që kanë kaluar pa hetim nga SPAK.

Kadareja është po ashtu zotërues i një koncesioni me kompaninë e tij IAK Invest. Ai ëshrë ndërtuesi i HEC-it të Kaçinarit ndaj të cilit ka patur protesta të vazhdueshme nga banorët e Mirditës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



