E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-lojtari i Arsenalit tregon se për pak sa nuk e urinoi vetën para debutimit
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit tregon se për pak sa nuk e urinoi vetën para debutimit

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Havard Nordtveit, e ka përshkruar momentin para se të debutonte me topçinjtë , ku ka thënë se për shkak të sikletit për pak sa nuk e ka urinuar vetën.

Norvegjezi ishte pjesë e Arsenalit për katër vite, mirëpo nuk luajti asnjëherë në ekipin e parë nga Arsene Wenger, para se të shitej te Borussia Monchengladbach në vitin 2011, transmeton Gazeta Express.

“Kalimi im në Arsenal ka qenë vendimi më i mirë në jetën time. Nuk jam penduar asnjëherë për atë hap të karrierës sime.”, ka thënë Nordtveit.

“Edhe pse kam luajtur me rezervat, kam stërvitur me skuadrën e parë dhe kam mësuar shumë gjëra. Si një lojtar i ri, ishte gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhte”.

“Koha kur e bëra për pak debutimin tim të parë, ishte në ndeshjen e fundit të stinorit të vitit 2008, dhe ne kishim nevojë për fitore ndaj Sunderlandit për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve”.

“Philippe Senderos do të niste nga fillimi në mbrojtje, mirëpo gjatë nxehjeve më tha që të jem i përgatitur sepse vuante nga dhimbja në shpinë”.

“Pra, kush isha në ekipin e parë në një ndeshje të Premierligës, gati e urinova vetën në bankën rezervë sepse isha në siklet të madh. Në fund të ditës isha shumë i kënaqur, edhe pse nuk u futa fare në ndeshje”.

28-vjeçari aktualisht është pjesë e Hoffenheimit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.