Ish-mbrojtësi i Realit: Nuk e urrej, por mezi po pres fundin e karrierës së Messit
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa mezi po pret fundin e karrierës së Leo Messit.
Në një intervistë të dhënë në emisionin “El Chiringuito”, Arbeloa ka pranuar se nuk e urren Mesin, por do vetëm më të mirën për Real Madridin, shkruan “Daily Mail”
“Unë e respektoj shumë Barcelonën, është një ekip i madh me një lojtar të shkëlqyeshëm, si Mesi. Është shumë i mirë, por kurrë nuk e kam shijuar lojën e tij, as nuk mendoj se do të kënaqem me të. Shpresoj të tërhiqet sa më shpejt nga futbolli, po numëroj ditët. Nuk kam asgjë kundër as me Barcelonën dhe as me futbollistin, por unë dua vetëm më të mirën për Real Madridin dhe si i tillë dua që Barcelona të humbasë që në stërvitje”, tha ai.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



