Ish-ministri i Drejtësisë reagon për videon e kryebashkiakut të Bulqizës: Nëse qeveria është esëll, shkarkohe
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas videos së publikuar të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, që dukej duke thithur kokainë.


Më tej Manjani thekson se qeveria mund ta bëjë shkarkimin e tij vetëm në rastin se është vetë esëll.
Postimi i plotë:
Kryetarja e Bashkisë Durrës nuk bëri asgjë, me thënë të drejtën. Një lapsus në të folurën publike dhe iku!
Ky i Bulqizës është shoqërisht i rrezikshëm sepse merr vendime nën efektin e drogës, por i shkon mendja të rrijë…
Sigurisht, sepse mendja e përhumbur nga droga nuk arrin të kuptojë ku është e ç’bën!!!
Në kushte normale ky zotëria shkarkohet direkt nga Qeveria. Kuptohet, nëse kjo e fundit është esëll…
Çfarë degjenerimi! Nuk e mbajtën dot as një vit pushtetin që grabitën pa zgjedhje.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



