E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj  “ngujohet”  në Prokurorinë e Posaçme!
Lajme

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj “ngujohet” në Prokurorinë e Posaçme!

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është “ngujuar” sërish në Prokurorinë e Posaçme për të lexuar dosjen voluminoze ndaj tij.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur sot në SPAK, për të vijuar me leximin e dosjes së tij voluminoze, teksa e ka pasur të pamundur që të paguaj tarifën për të marrë fashikujt e dosjes.

Teksa SPAK ka bërë me dije se Beqaj duhet të paguajë 10 milionë lekë, ky i fundit ka refuzuar.
Beqaj duket se dhe sot do të rrijë gjithë ditën në SPAK për të lexuar aktet e dosjes.

Ish-ministri i Shëndetësisë, që është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj. Beqaj refuzoi që të paguante 1 milion e 200 mijë lekë për çështjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.