Ish-ministri sfidon Ramën: Nëse je kaq i sigurt se fiton, shpërnda Parlamentin dhe…
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratve të kryeministrit Edi Rama se opozita dëmtoi imazhin e vendit me protestën e së shtunës, duke iu referuar lajmeve në mediat ndërkombëtare. Nëpërmjet një postimi në facebook, Manjani thotë se, siipas tij, imazhi i vendit nuk dëmtohet nga protestat kundër qeverisë, por, shton ai, nga qeveria që gënjen në emër të vendit.
Postimi i Ylli Manjanit:
Mbi shqetësimin për imazhin e vendit.
Imazhi i vendit nuk dëmtohet kur protestohet kundër qeverisë, por kur qeveria gënjen sa herë flet në emër të tij (vendit).
Shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nga qeveria e dëmton shumë më rëndë vendin dhe imazhin e tij, sesa shkulja e kauçukut të vendosur në mënyrë të PALIGJSHME.
Imazhin vendit ja shkatërroi trafiku shtetëror i drogës e jo opozita që megjithë defektet e saj të paktën ishte e mbetet kundër këtij trafiku.
Imazhin vendit ja dëmton pa dyshim përzënia masive e njerëzve nga vendi i tyre.
Vjedhja e zgjedhjeve dhe e mandateve, ben që kryeministër të jetë dikush me vetëm 48% të votës popullore. Pra kryeministër i pakicës që ka shumicë të vjedhur.
Me në fund, po e përsëris: në është kaq i sigurt se i fiton zgjedhjet, le ta shpërndajë Parlamentin dhe ta konfirmojë me zgjedhje ate që thotë. Përndryshe i ka llafe halli…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



