Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj “vizitë” në SPAK
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nga informacionet paraprake, ende nuk dihet arsyeja se përse Denaj është thirrur në SPAK.
Ajo shkoi në SPAK e vetme, ndërsa nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat.
Kujtojmë se Anila Denaj ka shërbyer si Ministre e Financave dhe Ekonomisë nga viti 2019 deri në vitin 2021

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



