E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministrja e Jashtme Kosovës i kërkon ndihmë Ramës: inicio memorandum të ri bashkëpunimi mes NATOs dhe Kosovës!
Uncategorized

Ish-ministrja e Jashtme Kosovës i kërkon ndihmë Ramës: inicio memorandum të ri bashkëpunimi mes NATOs dhe Kosovës!

I cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri

Diplomatja dhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj ka komentuar sulmin terrorist në kanalin e ujit në Zubin Potok në Kosovë dhe reagimin e Edi Ramës.

Ajo ka vlerësuar se Rama nëse do dojë të ndihmojë Kosovën, mund të  iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATOs dhe Kosovës, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri

Reagimi: 

Ndihma më e madhe që KM Rama sot mund t’ia bëjë Kosovës është që si shtet anëtar i NATOs, të iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATOs dhe Kosovës, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri. Fillimisht, të kërkohet bashkëpunim për operacione të emergjencave, e më vonë edhe për ato ushtarake që parashihen me Ligjin për FSK-në të vitit 2019. Në këtë mision, Kosova ka padyshim edhe aleatë të tjerë mes NATOs, me të cilët do të mund të shtyhej përpara kjo agjendë me bashkëpunim të ngushtë e të KOORDINUAR.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.