E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish portieri i kombëtares bëhet baba për herë të parë (FOTO)
Sport

Ish portieri i kombëtares bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Viti 2018 nuk kishte si të niste më mbarë për ish portierin e kombëtare shqiptare, tashmë portier i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, pasi është bërë baba për herë të parë i një vajze.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Samiri i cili në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ka postuar një foto të ardhjes në jetë të vajzës së tij.

“Mirë se erdhe në jetën tonë princeshë”, ka shkruar Ujkani në mbishkrimin e fotografisë.

29 vjeçari dukej mjaft i lumtur dhe i emocionuar në foton e publikuar, ndërsa nuk kanë munguar dhe komentet e shumta të urimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.