E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-presidenti Medvedev: Drejt ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Perëndimin
Lajme

Ish-presidenti Medvedev: Drejt ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Perëndimin

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Rusia mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me perëndimin. Sipas tij “Moska nuk ka nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin”.

1

Në postimet në rrjetet sociale, ai tha se ishte koha për të “bllokuar ambasadat” dhe se Moska do të vazhdojë sulmin e saj në Ukrainë.

Medvedev thekson se pezullimi i anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e Evropës mund të nënkuptojë se Rusia mund të rikthejë dënimin me vdekje.

Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë të Moskës, shkroi në rrjetin social rus VK se është koha për të “bllokuar ambasadat”.

Ai tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga Presidenti Vladimir Putin. Është e paqartë se cilat janë objektivat e sakta të Putinit.

Medvedev gjithashtu dënoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, por u mburr se kjo i ofronte Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje në ligjin rus.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.