Ish-Presidenti rus paralajmëron: Do ta pushtojmë edhe Kievin
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se trupat ushtarake do të shkojnë shumë më tej në Ukrainë, madje sipas tij “një ditë mund të shkojnë drejt Kievit”.
Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka shtuar se Rusia duhet të punojë shumë më tepër në luftë me Ukrainën.
“Ku duhet të ndalemi? Nuk e di. Do të duhet të punojmë shumë më shumë dhe seriozisht. A do të jetë Kievi? Po, ndoshta duhet të jetë Kievi, nëse jo tani, atëherë pas ca kohësh, ndoshta në ndonjë fazë tjetër të zhvillimit të kësaj lufte”, është shprehur ai raporton Reuters.
Medvedev, që dikur konsiderohej “lider modern”, ka ndërruar qasjen me agresionin rus në Ukrainë.
Ai e ka sulmuar Perëndimin, duke paralajmëruar rrezikun e një apokalipsi bërthamor.
Në prag të përvjetorit të dytë të luftës, Ukraina është konsideruar më e përgatitur dhe më e armatosur. Një pako ndihme i është premtuar nga autoritetet e SHBA-së
Një ditë më parë është raportuar për vrasjen e mbi 65 ushtarëve rusë nëpërmjet sistemit amerikan HIMARS.
Nëna e Alexei Navalny ka pohuar se ajo ka parë trupin e pajetë të të birit, thuajse një javë pas vdekjes së tij në një burg në Arktik.

Sipas mediave ndërkombëtare, ajo ka rrëfyer se është kërcënuar nga zyrtarët rusë pasi i treguan trupin e tij.
Lyudmila Navalnaya, 69 vjeç, tha se zyrtarët i thanë asaj se nëse ajo nuk pranon një funeral të fshehtë, ata do të “bëjnë diçka” me trupin e djalit të saj.
Në një video të postuar në YouTube, ajo akuzoi hetuesit rusë se e “shantazhuan” për të mbajtur një ceremoni mortore ndaj kritikun më të shquar të Putinit pa praninë e vajtuesve.
Udhëheqësit perëndimorë janë rreshtuar për të akuzuar presidentin rus Vladimir Putin dhe Kremlinin për vrasjen e Navalny, i cili ishte burgosur në një koloni të largët penale siberiane.
Ekipi i liderit të opozitës tha në X të enjten se në certifikatën e vdekjes së Navalny thuhet se ai vdiq për shkaqe natyrore, ndërsa ata akuzojnë shtetin rus për vrasjen e tij.
Kremlini i ka hedhur poshtë me zemërim këto pretendime, duke i përshkruar akuzat se ai ishte helmuar nga agjenti nervor novichok si “absolutisht të pabazuara”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



