E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-presidenti Topi thotë se Rama nuk është i qetë : Hetimet mund të çojnë tek ai, si mund të jetë jashtë aferave?
Lajme

Ish-presidenti Topi thotë se Rama nuk është i qetë : Hetimet mund të çojnë tek ai, si mund të jetë jashtë aferave?

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se SPAK nuk duhet të guxojë të prekë telefonin e tij.

Topi ka vlerësuar këtë reagim të Ramës si një pasojë të një “situate psikologjike jo të qëndrueshme” dhe ka shtuar se ky është një reflektim i pasigurisë që ai ndjen për hetimet që lidhen me pozitat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

“Deklarata e Ramës tregon një pasiguri të thellë. Ai nuk mund të jetë i qetë me atë që po ndodh në kampin e tij. Kur bashkëpunëtorët e tij po hetohen për shumë afera, si është e mundur që ai të jetë jashtë këtyre hetimeve? Nëse ai thotë se është i pastër, atëherë duhet të pranojmë se ai është i paaftë për të administruar ekipin e tij”, ka theksuar Topi.

Rama mund të pohojë se është jashtë çdo hetimi, por  se kjo mund të jetë një shenjë e paaftësisë për të mbajtur kontroll mbi njerëzit që e rrethojnë.

Bamir Topi ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Topi u shpreh se beson në ndarjen e pushteteve dhe në respektimin e procesit gjyqësor.

Ai theksoi se si politikan e sheh rastin “me doza tolerance” dhe se “Veliaj mund të hetoej pa një masë sigurie”.

“Kur janë çështje të drejtësisë, e kam të vështirë të interferoj sepse nuk kam fakte. Jam i vetëdijshëm për ndarjen e pushteteve që duhet të funksionojë. Ka një vendim të SPAK, por ka edhe një gjykatë. Çështja është në proces dhe ka një mbrojtje ligjore që duhet të mbrojë të akuzuarin”, deklaroi Topi.

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin për ndikimin e kësaj çështjeje në jetën private dhe familjare të Veliajt. “Kur çështja prek gjithë situatën familjare, nuk më vjen mirë fare. Politika është politikë, por nuk mund të ndajmë veten nga marrëdhëniet njerëzore”, tha ai.

Ish-presidenti theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë dhe transparent, duke uruar që gjithçka të përfundojë në përputhje me ligjin. “Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen Veliaj, që të vendoset drejtësia dhe të ketë drejtësi”, përfundoi ai.

Bamir Topi, ka reflektuar për periudhën e kaluar politike, duke përmendur disa figura të njohura të politikës shqiptare që kanë krijuar parti të tjera pas largimit nga partitë më të mëdha.

Ai ka përmendur emra si Ben Blushi dhe Astrit Patozi, të cilët, sipas tij, janë bërë viktima të një sistemi të korruptuar që ka shkatërruar individët dhe partitë që kanë tentuar të ndryshojnë.

Topi shpjegoi se këta politikanë, të cilët kishin potencialin të bëheshin liderë të fortë, u rrënuan dhe u larguan nga skena politike për shkak të “kriminalizimit të sistemit dhe politikës”. Ai ka vënë në dukje se kjo situatë është një pasqyrë e asaj që ka ndodhur me Partinë Demokratike dhe me kryeministrin aktual.

“Pse pak ishte zoti Blushi? Një politikan nga më të aftët në Parlament, intelektual, qytetar, një zë publik, krijoi partinë dhe iku. Pse? Sepse e vodhën, e rrënuan siç na rruan ne”, tha Topi, duke theksuar se kjo është një situatë e përsëritur për ata që kanë tentuar të ndryshojnë sistemin.

“Kështu nuk është më çështje partish politike apo individësh, por është çështje sistemi. Këtu është ndërtuar një sistem që Shqipëria në çdo lloj rrethane, mbetet bipolare, pushteti dhe në pjesën opozitare mbetet PD.

Të kthehemi në të kaluarën, do të përmend disa emra. Duke marrë në konsideratë edhe pjesëmarrjen time në politikë pas Presidencës, ku bashkë me mua ishin një grup njerëzish të nderuar, pjesëmarrës në politikë, të njohur në publik – ndodhi ajo që ndodhi.

Pse pak ishte zoti Blushi? Një politikan nga më të aftët në Parlament, intelektual, qytetar, një zë publik, krijoi partinë dhe iku. Pse? Sepse e vodhën, e rrënuan siç na rruan ne. Pak ishte zoti Patozi? Gazetar, politikan, krijoi partinë e tij dhe iku edhe ai.

Çfarë shoh unë këtu? Shoh individë që kanë krijuar disa parti politike. Kanë patur akses mediatik gjatë gjithë kësaj periudhë dhe po të shikoni po vjen e ngushtohet hapësira e po dalin në pah sërish ata që e shkatërruan sistemin kryeministri aktual dhe kryetari i PD”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.