E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtori i ri i Hetimit Doganor
Drejtësi

Ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtori i ri i Hetimit Doganor

Ish-prokurori i Tiranës, Elio Mazreku, është emëruar drejtor i ri i Hetimit Doganor, pavarësisht se u shkarkua nga detyra më 23 nëntor 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk arriti nivel të besueshëm për kriterin e pasurisë.

Vendimi i KPK-së ndaj Mazrekut erdhi pas analizës financiare që evidentoi një bilanc negativ prej 22.8 milionë lekësh, lidhur me mungesën e provave për ligjshmërinë e disa llogarive bankare të përdorura për blerjen e një apartamenti 129 m² në vitin 2010. Gjithashtu, sipas KPK-së, ai nuk justifikoi 5 milionë lekë të deklaruara si ndihmë nga babai dhe disa dhurata nga vëllai. Trupa gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Mazreku i kundërshtoi konkluzionet, duke pretenduar se të ardhurat ishin të ligjshme dhe buronin nga puna e bashkëshortes në një OJF, ndërsa argumentoi se mënyra e pagesave nuk ishte nën kontrollin e tij.

Emërimi i tij në një post drejtues në administratën shtetërore ngre pikëpyetje ligjore, pasi Ligji nr. 10/2026, i hyrë në fuqi më 28 shkurt 2026, vendos ndalime të përhershme për ish-gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar ose të larguar gjatë procesit të vetingut për të ushtruar funksione të rëndësishme publike.

Sipas kuadrit ligjor të reformës në drejtësi, individët e shkarkuar nga vetingu konsiderohen të papërshtatshëm për rikthim në poste kyçe shtetërore, me kufizime që shtrihen deri në 15 vite për mbajtjen e funksioneve të larta publike.

Mazreku e kishte nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe për më shumë se dy dekada ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.