E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-sekretari i Ministrisë së Financave i pandehur për shpërdorim detyre
Lajme

Ish-sekretari i Ministrisë së Financave i pandehur për shpërdorim detyre

Është marrë zyrtarisht si i pandehur, ish -sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre, teksa i ka shkaktuar shtetit 1.2 milionë euro dëm. Prokuroria e Tiranës ka komunikuar akuzën në fjalë.

Akuza për mashtrim me pasoja të rënda i është komunikuar Ilir Thanës ndërsa përmbaruesit Alban Rulit i është shpallur akuza e shpërdorimit të detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Gjokutaj së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro kompensim një qytetari me emrin Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.