E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ylli i Man Unitedit: Lukaku ofron më shumë se vetëm gola
Sport

Ish-ylli i Man Unitedit: Lukaku ofron më shumë se vetëm gola

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, i ka dalë në mbrojtje qendërsulmuesit të “Djajve të kuq”, Romelu Lukakus, duke thënë se ai ofron më shumë se vetëm gola dhe se bashkëlojtarët e tij duhet t’i ndihmojnë më shumë.

Lukaku arriti ta shënojë golin e tij të parë në Old Trafford që nga maji i këtij vitit, gjatë fitores me rezultat 4-1 kundër Fulhamit dje. Goli i shënuar në ndeshjen paraprake, kundër Southamptonit, i dha fund ecurisë prej 12 ndeshjeve pa asnjë gol për klubin e tij.

Paraqitjet kaq të dobëta ia kishin hapur rrugën spekulimeve për një largim të mundshëm të tij nga Manchester Unitedi, por Berbatovi beson se komentet negative nuk janë duke i ndihmuar Lukakus ta ndryshojë situatën.

“Pse njerëzit duhet të përqendrohen vetëm në mungesën e golave të shënuar? Sulmuesit ofrojnë më shumë se vetëm gola tani. Si mund ta ndihmojë kjo gjë Lukakun kur ka vazhdimisht njerëzit të cilët e theksojnë se sa kohë ka kaluar nga hera e fundit që ai ka shënuar gol”, ka thënë Berbatov.

“Është e rëndësishme dhe jam i sigurt se ai është duke e ndierë atë lehtësimin që më fund ka marrë fund. Njerëzit që flasin për sa kohë nuk ka shënuar ai gol vetëm shpërndajnë negativitet”.

“Më pëlqen ai shumë sepse është i mirë me topin, ai është i fuqishëm, por ai ka nevojë që bashkëlojtarët e tij t’i kuptojnë aftësitë e tij dhe ta dinë se ku t’ia pasojnë topin. Nëse Lukaku nuk është aq i mirë sa të tjerët me prekjen e parë, atëherë gjuaja topin në atë mënyrë që ai të mund ta kontrollojë”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.