‘Ishim të detyruar’, Ledjona Xheladinaj nxjerr të palarat e Big Brother VIP
Gazetarja Ledjona Xheladinaj, ish-banore e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka zbuluar një prapaskenë të papritur nga përvoja e saj brenda shtëpisë.
Xheladinaj tregoi se, ndryshe nga ajo që mund të mendohet, banorët nuk ishin gjithmonë të përballuar me bollëk ushqimi, edhe pse programi kishte shumë sponsorë.
Sipas saj, kishte një periudhë gati dy-javore ku ata ndiheshin të kufizuar, madje të detyruar të shfaqnin entuziazëm për produkte që nuk u pëlqenin.
“Aty ka shumë sponsora. Mund të hash çfarë të duash, por jo sa duhet. Ne kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë. Gati dy javë nuk kishim çfarë të hanim. Jo që s’kishte çfarë të hanim, por ishte vetëm një lloj ushqimi. Dhe nëse nuk të pëlqente diçka, duhej të thoshe: ‘Oo, sa e mirë’,” rrëfeu Ledjona.
Deklarata e saj hedh dritë mbi një aspekt më pak të dukshëm të formatit, duke treguar presionin që banorët ndiejnë jo vetëm nga lojërat e brendshme, por edhe nga pritshmëritë e sponsorëve të programit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



