Ismail Keta:Bulqizakëve po u grabiten edhe pylli dhe uji i pishëm.!
Ismail Keta, kampion i botës në Tai e Kik Boks ka reaguar lidhur me një “fenomen” që po u ndodh banorëve të qytezës së tij të lindjes, Bulqizës.
Ditën e djeshme banorët e katër fshatrave të kësaj qyteze janë ngritur në protestë kundër kompanisë koncesionare “Almex Word dhe Lubima”, e cila ka në shfrytëzim Malin e Bardhë.
Prej kohësh kjo kompani po shpyllëzon malin e banorët janë ngritur të vendosur për të mos e lejuar.
Lidhur me këtë Ismail Keta shkruan në faqen e tij të Facebook se është e dhimbshme dhe e padrejtë kjo që po u ndodh bulqizakëve.
Madje ai thotë me bindje të plotë se nëse do të ishte në Shqipëri, do të ngrihej në protestë krah bashkëfshatarëve të tij, pa menduar për interesat private të askujt.
Postimi i plotë:
Fatkeqësinë me duhet ta quaj fatmirësi që jam larguar i vogël nga vendlindja dhe ruaj vetëm mall dhe nostalgji për Bulqizën.
Ndiej detyrë të respektoj njëjtë si me te voglin edhe zeginin me të madh.!
Edhe pse nuk më mungon asgjë në Gjermani ashtu si edhe respekti maximal që marr këtu, fshati Koçaj ngelet me i bukuri dhe i shtrenjti pasi aty me lindi koka.
Urrej padrejtësine dhe nuk mund të hesht kur shikoj qartë që edhe ajo pak pasuri që ju ngeli bulqizakeve dhe bashkëfshatarëve të mi pa grabitur nga politika gati 1 shekullore, tenton tju grabiten edhe pylli dhe uji i pishëm.!
Është e dhimbshme dhe komplet e padrejtë kur kujton bujarine dhe siqiritetin e bulqizakeve që eshte në memorien e çdo njeriu që ka fjetur qoftë edhe një natë aty.
Po te isha aty, do të ngrihesha në protestë me bashkëfshatarët e mi pa menduar në interest private qoftë edhe të njeriut tim me të afërm.!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



