E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali,  17 pasagjerë të plagosur  nga   përplasja e dy trenave   pranë Bolonjas
Lajme

Itali, 17 pasagjerë të plagosur nga përplasja e dy trenave pranë Bolonjas

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë.

Sipas mediave italiane deri më tani numërohen 17 të plagosur, ndërsa shkaku për përplasjen e dy trenave ende nuk dihet.

Mësohet se autoritetet kanë ndërhyrë me ekipe nga Ravenna dhe Forlì, ndërsa qarkullmi në zonë është pezulluar ndërsa autoritetet hetojnë shkaqet e aksidentit.

Sakaq, të gjithë pasagjerët janë larguar nga vendngjarja dhe janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.