Itali, 793 viktima në 24 orët e fundit
Bilanc tragjik në Itali: 793 viktima në 24 orët e fundit, 4825 të vdekur dhe 53578 të infektuar
Vazhdon të rëndohet bilanci i viktimave në Italinë fqinje.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 793 viktima, duke e çuar numrin total në 4825. Ndërkohë janë 53578 të infektuar.
Shifrat e viktimave nga COVID-19 i kanë kaluar ato të Kinës, e cila ishte edhe burimi i infeksionit. Në Itali numërohen afro 40 mijë të prekur dhe 4032 viktima.
“Ne kemi shumë nevojë për infermierë dhe mjekë, si dhe pajisje për ventilim dhe pajisje mbrojtëse personale”, tha Stefano Fagiuoli, drejtor i Departamentit të Mjekësisë në Spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



