E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali, arrestohet familja shqiptare dhe mysafiri
Lajme

Itali, arrestohet familja shqiptare dhe mysafiri

Kishin krijuar laborator kokaine në shtëpi

Pesë anëtarë të një familje shqiptare janë arrestuar në Itali pasi kishin krijuar një laborator të përgatitjes së drogës në shtëpi.

Mësohet se në pranga kanë rënë burrë, grua dhe dy fëmijë, si dhe një mysafir që ndodhej në shtëpinë e tyre.

Prangat u janë vënë pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tyre në periferi të Fanos. Sapo mbërritën në banesë, policia zbuloi një laborator të vërtetë për përgatitjen dhe paketimin e kokainës.

Gjithashtu në tavolinën e kuzhinës kishte tenxhere dhe pjata me gjurmë të qarta të lëndës narkotike, e përdorur për përzierjen e drogës me lëndë të tjera prerëse dhe një peshore precize dhe materiale të tjera për paketimin e dozave.

Një nga shqiptarët që ndodhej në kuzhinë tentoi të hiqte peshoren dhe materialet e tjera, ndërsa të tjerët u larguan lart duke hedhur nga dritarja disa mbështjellës kokaine të gatshme. Ushtarët gjetën nga kopshti 20 pako me nga 50 gramë kokainë, gjithsej një kilogram. Më pas të gjithë të pranishmit u arrestuan në mënyrë flagrante dhe tani janë në burg në Pesaro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.