Itali, rreth 15 mijë të infektuar me koronavirus
Zëvendës ministrja e Arsimit në Itali, Anna Ascani ka njoftuar nëpërmjet një postimi në twitter se që prej pasdites së djeshme është vetëkarantinuar.
Ascani bën me dije ditën e djeshme i janë shfaqur disa simptoma gripale dhe pas bërjes së testit për koronavirus ka rezultuar pozitive.
“Siç e dini që nga e shtuna pasdite unë jam në izolim në shtëpi. Fatkeqësisht, disa orë më parë, u shfaqën simptomat e para që i atribuohen koronavirusit. Për këtë arsye bëra shtupën e cila ishte pozitive. Jam mirë, kam ethe dhe pak kollë”, shkruan zv.ministrja Anna Ascani.
Gjithashtu i infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri.
Aktualisht në Itali janë 14,955 pacientë që kanë rezultuar pozitivë me koronavirusë, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar, përfshirë viktimat dhe ata që janë shëruar ka arritur në 17.660.
Të dhënat u siguruan nga Mbrojtja Civile del se ka 7,732 pacientë në Lombardi, 2,011 në Emilia Romagna, 1.453 në Veneto, 794 në Piedmont, 698 në Marche, 455 në Toscana, 242 në Lazio, 213 në Campania, 304 në Liguria, 236 në Friuli Venezia Giulia, 126 në Siçili, 121 në Puglia, 157 në Trentino, 83 në Abruzzo, 73 në Umbria, 17 në Molise, 43 në Sardenjë, 27 në Valle d’Aosta, 37 në Calabria, 123 në Tyrolin e Jugut, 10 në Basilicata .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



