Itali/Sarri merr me vete edhe Elseid Hysajn te Juventusi
Juventusi po kërkon me ngulm një trajner të ri dhe dy ditët e fundit një emër që ka dalë fuqishëm në skenë, është ai i Maurizio Sarrit.
Mes palëve ka pasur kontakte të shumta gjatë 48 orëve të fundit dhe me shumë mundësi, tekniku italian të largohet nga drejtimi i Chelseat pas mbylljes së sezonit për t’u ulur në stolin e bardhezinjve.
Mbrojtësi i përfaqësuese shqiptare nuk është më i preferuar nga trajneri Ançeloti te Napoli dhe është në listën e atyre që do të transferohen në verë nga Napoli drejt një destinacioni tjetër.
“Il Mattino” shkruan se shkodrani është lojtari i parë që Sarri do merrte në këtë aventurë të re.
Transferimi i Hysajt te Juventusi sigurisht që do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm për karrierën e futbollistit shqiptar, pasi bëhet fjalë për një skuadër e cila ka si synim kryesor fitoren e Ligës së Kampioneve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



