E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Italia është e gjunjëzuar tashmë nga koronavirusi.
Publik News

Italia është e gjunjëzuar tashmë nga koronavirusi.

Shifrat e viktimave nga COVID-19 i kanë kaluar ato të Kinës, e cila ishte edhe burimi i infeksionit. Në Itali numërohen afro 40 mijë të prekur dhe 4032 viktima.

“Ne kemi shumë nevojë për infermierë dhe mjekë, si dhe pajisje për ventilim dhe pajisje mbrojtëse personale”, tha Stefano Fagiuoli, drejtor i Departamentit të Mjekësisë në Spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo.

Sot, apelit i janë përgjigjur 3500 mjekë. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Italian, Giuseppe Conte me atë të një postimi në Facebook.

“Dje nxorrëm një apel të jashtëzakonshëm për të krijuar një task force me 300 mjekë që mund të operojnë në institucionet rajonale të kujdesit shëndetësor, duke forcuar veprimin e atyre që janë të ekspozuar në vijat e frontit që luftojnë kundër Covid-19 në këto orë. Që tani 3500 mjekë i janë përgjigjur apelit dhe është një numër që rritet nga ora në orë. Kjo është një shenjë e fortë e solidaritetit dhe një frymë shërbimi që dëshmon edhe një herë për guximin e jashtëzakonshëm të komunitetit kombëtar. Në një moment kaq të vështirë, kjo është edhe një përgjigje bujare për të cilën të gjithë ne italianët mund të krenohemi. Faleminderit të gjithëve ju heronj me bluzë të bardhë”- shkruan Conte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.