E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izolimi për të mirën e përgjithshme, po kthehet përditë e më shumë në një mekanizëm shfarosje.
Publik News

Izolimi për të mirën e përgjithshme, po kthehet përditë e më shumë në një mekanizëm shfarosje.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se Covid-19 shkakton vdekjen e njerëzve me imunitet të ulët, të dobësuar si nga mosha, apo dhe sëmundje të tjera. Po cili virus tjetër nuk shkakton vdekje tek njerëzit që për arsye të ndryshme, u është ulur imuniteti ?

Si ulet imuniteti tek njerëzit e shëndoshë ??? Ka shumë mënyra. Njëra nga ato është duke i izoluar ata në shtëpi për një kohë sa më të gjatë.

Me pretendimin tinzar se izolimi është për të mirën e përgjithshme, ky izolim po kthehet përditë e më shumë në një mekanizëm shfarosje.

Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë e shëndetit imunitar, sepse si zakonisht të mirën e marrin të mirëqenë, i tërheq vetëm lajmi i keq, dhe kanë vëmendje të pilotuar për çfarë u thonë qeveritë – rri në shtëpi.

Pra, truri i njerëzve po kondicionohet përmes një bombardimi mediatik, dhe dhune ligjore që të Mbrohet nga e Keqja – nga rreziku imagjinar i vdekjes, dhe jo të Mbrojë të Mirën – që njerëzit kanë në trupin e tyre, imunitetin – në fakt të vetmen mbrojtje reale ndaj të gjithë viruseve dhe baktereve.

Kur ta kuptojnë se çpo u ndodh, shëndeti i tyre imunitar do ketë shkuar për lesh. Personalisht, nuk e di si do jetë gjendja e shëndetit tim imunitar deri në datën 4 Nëntor 2020.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.