E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izolohet kryeministri rumun dhe e gjithë qeveria Rumunep
Publik News

Izolohet kryeministri rumun dhe e gjithë qeveria Rumunep

Qeveria e përkohshme e Rumanisë po izolohet për 14 ditë pasi një senator doli pozitiv në testin e koronavirusit.

Vergil Chitac ishte në parlament ditët e fundit ndërsa partitë e krahut të djathtë po përpiqeshin të krijonin një kabinet të ri.

Kryeministri i përkohshëm Ludovic Orban tha në një konferencë shtypi se të gjithë anëtarët e qeverisë, si dhe disa anëtarë të Partisë së tij Liberale Kombëtare (PNL) do të vetë-karantinohen.

“Ne i kërkuam ministrit të shëndetësisë që shpejt të krijojë një mekanizëm të hetimit epidemiologjik për të gjithë kolegët tanë. Të gjithë do të testohen. Sa për mua, unë do të qëndroj i izoluar në Villa Lac 1 ku do të vazhdoj të kryejë detyrat e mia”, tha Orban.

Qeveria e përkohshme liberale është krijuar që nga fillimi i shkurtit pas një mocioni mosbesimi.

Rumania ka 70 raste të konfirmuara COVID-19 deri më tani, por nuk ka asnjë vdekje. Gjashtë persona kanë bërë një rikuperim të plotë, ndërsa 2.067 janë në karantinë në spitale ose ambiente speciale dhe 13.745 janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.