E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izrael/ Militantët vrasin  pjesëmarrësit e një festivali muzikor, gjenden 260 persona të vdekur
Lajme

Izrael/ Militantët vrasin pjesëmarrësit e një festivali muzikor, gjenden 260 persona të vdekur

Shërbimi izraelit i shpëtimit ka njoftuar se të paktën 260 trupa janë gjetur në zonën ku po zhvillohej një festival muzikor kur militantët e Hamasit nisën sulmin e tyre.

Mësohet se militantët kanë hapur zjarr ndaj të gjithë pjesëmarrësve në festivalin që zhvillohej në tokën izraelite, duke mos kursyer asnjë prej tyre.

Shumë prej tyre tentuan të fshihen në zbukurimet e festivalit dhe përreth, por janë përballur me breshëritë e plumbave të militantëve palestinezë.

Sakaq, pritet që bilanci i viktimave në Izrael të rritet ndjeshëm, ndërsa ekipet e ndihmës së parë vijojnë kontrollet në zonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.