E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve
Publik News

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dhënë lajmin se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për të normalizuar marrëdhëniet.

“Përparim i madh sot! Marrëveshje historike e paqes midis dy miqve tanë të mëdhenj, Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe!”, shkroi Trump në Twitter.

‘BBC’ raporton se në një deklaratë të përbashkët nga SHBA, EBA dhe Izraeli, thuhet se ky përparim do të promovojë “paqen në rajonin e Lindjes së Mesme dhe është një dëshmi e diplomacisë dhe vizionit të guximshëm të tre liderëve”, duke iu referuar princit të kurorës së Abu Dhabit Mohamed bin Zayed al-Nahyan, presidentit amerikan Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Ambasadori i Emiratet e Bashkuara Arabe në SHBA, Yousef Al Otaiba tha në një deklaratë se ishte “një fitore për diplomacinë dhe për rajonin”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.