E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izraeli mesazh Erdoganit për vrasjen e kreut të Hamasit: Tani mund ta marrësh mikun tënd përdhunues dhe vrasës
Lajme

Izraeli mesazh Erdoganit për vrasjen e kreut të Hamasit: Tani mund ta marrësh mikun tënd përdhunues dhe vrasës

Israel Katz, ministri i jashtëm i Izraelit i ka dërguar një mesazh presidentit truk Rexhep Tajip Erdogan pas vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Duke iu drejtuar presidentit turk, i cili ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për Hamasin, Katz i tha Erdogan ta ‘marrë përsëri mikun e tij  përdhunues dhe vrasës, Sinuar”, ndërsa e shoqëroi me një foto të liderit të vrarë palestinez të shtrirë në rrënoja në Rafa.

Israel Katz ishte zyrtari që njoftoi vdekjen e Yahya Sinwar.

Në një mesazh drejtuar dhjetëra ministrave të jashtëm në mbarë botën, ministri i Jashtëm i Izraelit konfirmoi se lideri i Hamasit, Yahya Shinwar ishte vrarë, duke u bërë zyrtari i parë izraelit që e bën këtë në rekord.

“Vrasësi serial Yahya Sinwar, i cili është përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e Forcave të Mbrojtjes izraelite,” thotë Katz, sipas zyrës së tij.

“Kjo është një arritje e madhe ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për të gjithë botën e lirë kundër boshtit të keq të islamit radikal të udhëhequr nga Irani”, tha ai.

Eliminimi i kreut të Hamasit, Izraeli mesazh Erdogan: Tani mund ta

Erdogan edhe në fjalimin e mbajtur në inagurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë shfrytëzoi situatën për të sulmuar Izraelin dhe kryeministrin e saj, Benjamin Netanyahu për konfliktet në Lindjen e Mesme.

Erdogan deklaroi se Netanyahu dhe Izraeli nuk ka ndërmend të vendosë paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartazi dhe me sulmin ndaj Libanit. Ai tha se sulmet e Izraelit vazhdojnë ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve, minorenëve, teksa i bëri thirrje komitetit ndërkombëtar që të kenë mirësi e ndërgjegje, e të mbajnë qëndrim të përbashkët.

Sinwar ishte në një ndërtesë në Rafah në pjesën jugore të enklavës bregdetare dhe u gjet rastësisht, tha një nga zyrtarët izraelitë. Ndërtesa ishte mjedisi i një operacioni rutinë të IDF të enjten, sipas të njëjtit zyrtar dhe një zyrtari të tretë izraelit të njohur me situatën. Zyrtarët izraelitë thanë se janë gjithnjë e më të shqetësuar për fatin e pengjeve që ende mbahen brenda enklavës dhe janë të shqetësuar se në prag të eliminimit të Sinwar, luftëtarët e Hamasit do të hakmerren për vdekjen e tij duke vrarë robërit që ende mbahen në enklavë. Vrasja e Sinwar mund të prishë ndjeshëm operacionet e Hamasit dhe të avancojë qëllimin strategjik të Izraelit për të eliminuar Hamasin si një kërcënim ushtarak.

SHBA është e shqetësuar se, nëse Mohammed Sinwar, vëllai i Yahja, merr komandën, “negociatat dështojnë plotësisht” tha një zyrtar amerikan sipas CNN.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.