E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja ku janë “dashnorët e fjalës së lirë”!
Publik News

Ja ku janë “dashnorët e fjalës së lirë”!

Ish- ministri Ylli Manjani ka ironizuar deputetet socialiste duke krahasuar nje foto ku asokohe  opozita socialiste, protestonte tek hyrja e Parlamentit me maska të zeza, kundër ndalimit të fjalës së lirë. Sot po miratojne  ligjin e ndalimit të fjalës së lirë.

Se ç’mu kujtua kjo pamje!

Grupi parlamentar i PS në prill 2010 protestonte tek hyrja e Parlamentit me maska të zeza, kundër ndalimit të fjalës së lirë.

Gjetje e bukur regjizoriale e Edi Ramës për atë kohë. Zihehin me Saliun për disa minuta më shumë në foltoren e parlamentit…

Sot, ky grup me të njëjtin regjizor është rrjeshtuar në mënyrën më brutale ndaj fjalës e mendimit të lirë. Dhe jo thjesht ndaj opozitës, por ndaj popullit që po të guxojë të mendojë e ta shprehë atë që e mendon e rrasin brenda.

Nuk ka formalisht dënim për agjitacion e propagandë, por ka përshtatje të termave “shpifje”, “fake news”, “panik”, “kallëzim të rremë”.

Dhe jo ta thuash në tv mendimin që ke, por as një faqen personale në facebook nuk e lejojnë më!

Ja ku janë “dashnorët e fjalës së lirë”!

Paskan pasë hallin e fjalëve të veta. Ato farë fjalësh që dhjesin nga gojët e qelbura me ushqim nga tepsia e pushtetit të pa merituar!!!
🤮🤮🤮

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.