E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja mesazhi i koduar për kancelaren gjermane
Publik News

Ja mesazhi i koduar për kancelaren gjermane

Policia gjermane ka nisur një hetim pasi një gur varri u gjet para zyrës së kancelares Angela Merkel.

Kjo mënyrë e të protestuarit erdhi ndërsa mijëra demonstrues u përgatitën të mblidhen në qytete të mëdha gjermane përfshirë Stuttgart, Mynih dhe Berlin kundër masave të izolimit në shtëpi, shkruajnë mediat e huaja.

Trëndafila të kuq dhe qirinj u vendosën rreth gurit të varrit, i cili mbante mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, lëvizja dhe Kuvendet – Demokracia 1990-2020”, tha policia në një deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë CDU të Merkel, Paul Ziemiak, e quajti gurin e varrit para zyrës së Merkel “një veprim me shije të hidhur”.

Tashmë Gjermania po përballet me një valë në rritje demonstrimesh nga teoricienët e komplotit, ekstremistët, të cilët kanë alarmuar Merkelin dhe qeverinë e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.