E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja ndërtuesi i klientelës që i dha makinën për transportin e krimit dhe bandës së Orest Sotës!
Sot

Ja ndërtuesi i klientelës që i dha makinën për transportin e krimit dhe bandës së Orest Sotës!

Sali Berisha

Te dashur miq, gazetari investigativ ka gjetur pronarin e makines, me te cilen udhetonte Orest Sota, qe u ndalua nga policia ne Elbasan duke patur ne makine miliona euro, dy patenta te Sajmir Trafikut dhe Florian Habilajn, shoferin e Saimirit, te cilet u larguan me mbrojtjen e policise duke marre me vehte seicili nga dy çanta te medha plote euro.

Pronari i makines se krimit ishte ndertuesi i klienteles qeveritare, Armand Lilo, me precedent plagosjen e djalit te pronarit ku ai po nderton etj. Lexoni shkrimin e gazetarit investigativ. sb

Hulumtim/Lidhjet e tjera të Sotës,zbulohet kush është pronari i Range Rover-it

Për Orest Sotën është thëënë gjithçka , lidhjet e tij të mundshme me Saimir Tahirin, kompania e ndërtimit, marrja e tenderit si nënkontraktor të komisariati 6, por dhe jeta e tij private, udhëtimet dhe shpejtësia në timon. Por tashmë një detaji i ri del për “timonin”.
Megjithëse Orest Sota është që prej datës 1 Nëntor i arrestuar për 3 vepra penale , asnjëherë nuk u bë me dije se në emër të kujt është makina me të cilën udhëtonte dhe në të cilën iu kapën dhe shuma prej 863 mijë eurosh si dhe 2 patentat e lundrimit të Saimir Tahirit.
Pas interesimit në prokurori sosnews.al arriti të siguronte një informacion të plotë rreth pronësisë së mjetit .
Një burim zyrtar i prokurorisë bëri me dije se automjeti tip “Rang Rover” disponon targën AA718OS , i cili rezulton në emër të kompanisë së një biznesmeni tjetër të rëndësishëm në fushën e ndërtimit të pallateve kryesisht në Tiranë.
E më konkretisht të shtetasit 39 vjeçar me origjinë nga Pogradeci dhe banues në kryeqytet, Armand Lilo. Kompanitë e tij objekt të aktivitetit kanë zbatimin, projektim të ndërtimeve civile, ekonomike, punime dheu, sistemim të taracave, prodhime elementësh të parafabrikuara, betoni e beton arme, ndërtime civile e turistike ,rrugesh, vepra arti, hekurudha e kanalizime, punime karperterie, investime ne sektorin e energjetikes .
Por se çfarë i lidh konkretisht dy biznesmenët përveç makinës , kjo ende është një enigmë për të cilën prokuroria po punon për ta zbardhur.
Kompania e Lilos ndërton kompleksin e pallateve tek ish “Parku i Autobusave”
Armand Lilo është pronari i kompanisë e cila filloi ndërtimin e një kompleksi pallatesh pranë policisë bashkiake në kryeqytet në Shtator. Nisja e punimeve u bë shkak që dhjetra banorë të protestonin për prishjen e lulishtes ku po ngrihen pallatet.
Leja e ndërtimit është dhënë në datë 21 Shkurt 2017
policia e tiranes 2013
30 Maj 2013 -plagos djalin e pronarit të truallit, pranga ndërtuesit Armand Lilo
Pronari i një kompanie ndërtuese i një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë tentoi dje të vriste djalin e pronarit të sheshit të ndërtimit, për shkak të një debati për motive pronësie. Policia thotë se shkak i konfliktit ka qenë një garazh. Punimet që po kryente në një garazh në katin e parë të pallatit janë konsideruar “pa leje” nga ana e ndërtuesit, dhe për këtë arsye ka nisur një konflikt i ashpër deri në përdorim armësh zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e e datës 29 Maj në afërsi të Yzberishtit në kryeqytet dhe në konflikt janë përfshirë ndërtuesi Armand Lilo, miku i tij Ervis Nakja dhe babë e bir, pronarë të truallit ku ishte ndërtuar pallati, Adriatik e Edlir Bello, përkatësisht 57 e 22 vjeç. Burime nga Policia sqaruan se fillimisht ndërtuesi Lilo dhe bashkëpunëtori i tij Nakja kanë rrahur, duke e goditur me grushte Adriatik Bellon, pronarin e truallit, i cili po kryente punime në një pallat. Më pas kanë qëlluar në armë në drejtim të tij, por aty ndodhej edhe djali i pronarit, Edlir Bello, i cili ka mbetur i plagosur.
Shërbimet e Komisariatit Nr.6 dhe oficerët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndaluar dy të dyshuarit si autorë, Armand Lilon dhe Ervis Nakjen./sosnews
Biznesmeni Armand Lilo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.