Ja skema si na sundojnë financiarisht Rama dhe oligarkët!
Qeveri e “majtë mike” e miliardereve që e mbajnë në pushtet. Taksimi mbi dividentin është nje taksim i dytë pas tatimit mbi fitimet. Qe do te thote se bizneset e medha qe fitojne shume para pasi te paguajne tatimin mbi fitimin paguajne edhe 15% tatim mbi fitimet e shperndara per aksioneret e ketyre kompanive. Socialistet Progresiste te Tiranes jane te zgjuar shumë. Ne kembim te mbeshtetjes se miliarderve per pushtetin e tyre ia pergjysmojne tatimin mbi dividentin miliardereve nga 15% ne 8%. Kompanite e medha çfare benin?! Per te shmangur tatimin mbi dividentin nuk ua shperndanin fitimet aksionereve. Kështu ata mjaftoheshin vetem me tatimin mbi fitimin. Ne kete menyre Rilindja e ul barren fiskale ndaj korporatave te medha me 8%. Çfare beri Kryeministri progresist? Erdhi u tha miliardereve: “Une ua pergjysmoj tatimin mbi dividentin”. Pislleku shkon pertej kesaj. Ligji merr efekt prapaveprues qe do te thote se ata do te paguajne me tarife te reduktuar edhe dividentet e viteve te meparshme. Bukur! Kane ardhur bizneset e medha dhe kane deklaruar tani 1.2 miliard euro divident te shperndare aksionereve. Sipas ligjit te ri ata nuk do te tatohen më 180 milion euro për kete shumë të deklaruar por afersisht 90 milion euro. Kjo do te thote se 90 milion i ngelen korporatave. Keto 90 milione nuk shkojne per investime te reja, por ndahet me pushtetin. Rama nuk ua beri ligjin per syte e tyre te bukura. 90 milione euro ndahen per gjysem. 45-45. Me 45 milione euro per një vit dmth 135 milione euro per kater vjet. Erdhem tek zgjedhjet e pergjithshme dhe pa llogaritur qindra miliardat nga te ardhurat prej trafiqeve, vetem nga nje ligj per dividentin kemi ne xhep 135 milion euro per te blere votat, mediat, gazetat, anal/istat, shoqeri civile dhe na kane puthur doren korporatat dhe bizneset e medha sepse u kemi kursyer atyre 135 milion euro te tjera te cilat ata i kane futur ne xhep dhe nuk ia kane dhene me shtetit. Arketimet e Shtetit nga tatimi mbi dividentin e korporatave te medha jane dhjete here me te vogla se tatimet mbi pagat e te punesuarve te tjere ne Shqiperi. Bukur! Skema perfundimtare! Shteti merr borxhe tek institucionet financiare nderkombetare, sepse nuk prodhon asgjë, perveç turizmit amator dhe emigranteve qe shesin krahun e kualifikuar te punës si skllever ne Evrope. Borxhet i lajme une dhe ju. Borxhet qe merren ne emrin tim dhe tend shperndahen koncensione dhe PPP per korporatat e medha. Keto te fundit perveç fitimeve marramendese qe marrin prej kontratave me shtetin hajdut, pergjysmojne edhe tatimet mbi fitimet. Me parate e kursyera prej uljes se tatimit, ata të blejnë ty me gjithe voten tende dhe ç’ke ne fis, sepse ti je i detyruar te ruash vendin e punes! Keshtu pra, ata te sundojnë me parate e tua dhe ti duhet t’iu thuash faleminderit ne fund fare dhe t’ua dish per nder! / Puls7.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



