Jasir Asani kërcënon çekët: Në Tiranë ju pret ferri, duam të fitojmë
Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është më se gati për ndeshjen e nesërme përballë Çekisë.
Sulmuesi që i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e fundit ua ka bërë të qartë çekëve se do të luajnë një sfidë stresuese në stadiumin “Air Albania”.
Lojtari që njihet mirë në Çeki, në një intervistë për median vendase “iDNES” ka kërcënuar çekët për ndeshjen në Shqipëri.
Prisni ferrin! Në stadium dhe në rrugë. Në vendin tonë ka eufori për futbollin. Barazuam në takimin e parë, por këtë herë luajmë në shtëpi e duam që të fitojmë.
Ndërkohë kapiteni i Kombëtares së Çekisë, Tomas Soucek, duke folur për ndeshjen e nesërme, tha se Shqipëria ka kualitet dhe cilësi të veçanta që i kanë treguar nga ndeshja në ndeshje.
Ekipi shqiptar e tregoi kualitetin që ka edhe në Çeki. Ata kanë cilësi të veçanta. Janë lojtarë që luajnë në kampionate të njohura europiane. Përsa i përket përgatitjes nga goditjet nga larg, ne kemi portier të aftë dhe do ia dalim nesër.
Nesër ndeshja Shqipëri-Çeki, këto janë rrugët që do bllokohen
Ditën e nesërme, në orën 20:45, Shqipëria luan përballë Çekisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro2024.
Kjo ndeshje që do luhet në stadiumin “Air Albania” pritet me entuziazëm të madh nga tifozët e Kombëtares shqiptare, por edhe asaj çeke.
Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje dhe shmangien e incidenteve e trafikut, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes do jenë të bllokuara disa prej rrugëve kryesore në kryeqytet.
Rrugët që do të jenë të bllokuara:
-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit; -rruga “Papa Gjon Pali II”; -rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së; -rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”; -rruga “Themistokli Gërmenji”; -rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut; -rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”; -rruga “Jul Variboba”, pranë postës; -rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës; -rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



