E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jeni bërë mbrojtës ekzemplarë të korrupsionit
Lajme

Jeni bërë mbrojtës ekzemplarë të korrupsionit

Vijon me debate seanca në Kuvend, ku deputetët janë përplasur ashpër lidhur me abuzimet e fondeve të BE, pasi sot u arrestua ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se ky nuk është rasti i parë i abuzimit me fondet e BE-së.

Ndërsa Spiropali ironizon duke thënë se “trupi në ballkon ndërsa shpirti në Kuvend”, duke iu referuar Berishës.

“Na flasin për shëndetësinë këta që shëndetësinë e kishin tortë për ta ndarë”, vijon Spiropali.

Debatet në Kuvend:

Tabaku: Jeni bërë mbrojtës ekzemplarë të korrupsionit. Nuk është rasti i parë i abuzimit me fondet e BE-së (referuar Rastit Beqaj).

Spiropali: Trupi në ballkon, shpirti në Kuvend. Të njëjtat pretendime të tij edhe nga zonja parafolese (Tabaku). Cilin turp po na tregoni? Dilni në mbrojtje të tij, në sfidë të hapur ndaj prokurorive dhe gjykata. Na flasin për shëndetësinë këta që shëndetësinë e kishin tortë për ta ndarë.

Dogjani: Mos krahaso shëndetësinë, keni 12 vite në pushtet

Felaj: Do ju tërheq të drejtën e fjalës.

Dogjani-Felajt: Mos më çaj kokën, s’më heq dot ti mua të drejtën e fjalës, (i afrohet tek foltorja)

Spiropali– Tabakut: Komisioni antikorrupsion është një instrument që parlamenti ka të drejtë ta përdorë. Ju kemi bërë thirrje të vazhdueshme të jeni aty.  Sa i takon raportit tonë me BE mos kini asnjë merak. Shqipëria është aleati më i besueshëm në rajon. Abuzimi me fondet nuk zgjidhet nga foltorja e kuvendit e zgjidh drejtësia. Ne drejtësinë ia kemi kthyer publikut, ju e kishit pronë tuajën, të atij që është mbyllur në shtëpi sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.