Jeni kuriozë? Ja sa do të paguhet Messi në MLS
Lionel Messi, legjenda e futbollit argjentinas, ka pranuar ofertën e David Beckham dhe tani është në rrugë për të nënshkruar me Inter Miami në Major League Soccer (MLS). Ai, që ka një histori të gjatë dhe të suksesshme me FC Barcelona, tani po e lë Spanjën për të vijuar karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara.
“Kisha shumë dëshirë të kthehesha te Barcelona, por pas përjetimit të largimit të hidhur, nuk doja të rikthehesha në të njëjtën situatë,” ka thënë Messi. Ai ka shpjeguar se përkundër raporteve që La Liga kishte pranuar të gjitha kushtet për t’i lejuar të rikthehej, ishin shumë çështje të tjera që duheshin rregulluar, duke përfshirë shitjen e lojtarëve dhe uljen e rrogave të disa të tjerëve.
“Më mungonin shumë gjëra të tjera që duhej të ndodhnin… nuk desha të përfshihesha në këto çështje,” ka thënë ai.
Për sa i përket kompensimit, raportohet se Messi do të marrë një pagë prej rreth 100 milionë euro në vit. Sipas “Marca”, ofertën për Messin e MLS përfshin marrëveshje të të ardhurave dhe ndarjes së fitimeve me Apple dhe Adidas, si dhe një opsion për të blerë një përqindje të ekipit MLS në fund të marrëveshjes.
Ky hap i ri në karrierën e Messit do të sjellë ndryshime të mëdha në skenën e futbollit dhe dyshohet se do të ketë një ndikim të madh në profilin e MLS. Ky është një moment historik, jo vetëm për Messi, por edhe për futbollin në SHBA.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



