“Jeta” qe ka ndalur pas 26 nentorit!
Sabie Bega eshte 75-vjece dhe jeton ne Mazhe te Vogel te Krujes. Jeton e vetme! Djali e ka braktisur, duke mos u kukdesur me per te. Qe pas 26 nentorit, kalon ditet ne cader. Me tha:
“Jam keq, shume keq. Keto jane ditet e fundit te jetes sime, por nuk doja te vdisja ne cader. Fle ne darke duke kujtuar Zotin, e ashtu me ze gjumi. Kam ftohte, shume ftohte, kembet me behen dru. Nuk e di nese do e kap mengjesin. Kam frike te vdes vetem, kam vuajtur ne jete, e s’e doja kete fund per jeten time”.
Ajo nuk e di se cdo ndodhe me te! Ajo kerkon vetem qe dimrin ta kaloje ne te ngrohte. Nje kontenier do ishte idealja per nenen, e cila po jeton tashme ne te 75-tat, dite te veshtira.
Jane te shumte banoret e fshtrave qe me kerkojne te shkoj, si: Bubq, Mazhe e Madhe, Mazhe e Vogel, Mallkuc, Tari, Ishem, Bize, Lalz, Manez, Thuamane, Shkafane, Shkalle, per te pare gjendjen e tyre. Jane familje qe jetojne ne cadra, pa asnje pergjigje se cfare do ndodhe me ta. Familje qe vuajne te ftohtin, shiun, ngricat, duke qendruar ne cadra verore (ka edhe nga ato familje qe kane marre cadra dimri). Kjo vazhdon te jete situata ne fshatrat e goditur nga termeti i 26 nentorit.
Kjo ishte e diela ime e pushimit, ku vendosa te shkoja tek keta njerez qe me shkruajne e me kerkojne te shkoj tek ta, si e vetmja forme ku zeri i tyre mund te degjohet, e ata te flasin per hallet e tyre. Po shteti, ku eshte shteti?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



