E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Johannes Hahn  erdhi  në Shqipëri si një figurant mediokër i teatrit grotesk të Ramës
OP-ED

Johannes Hahn erdhi në Shqipëri si një figurant mediokër i teatrit grotesk të Ramës

Neritan Sejamini

Aktiviteti Rama-Hahn është i turpshem dhe i dëmshëm për Shqiperinë: një shfaqeje e qëllimshme për të mashtruar shqiptarët dhe për të mbrojtur korrupsionin dhe krimin. Johannes Hahn duhet të vijë në Shqipëri dhe të bëjë presion për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe jo të kthehet në një figurant mediokër në teatrin grotesk të Ramës për të ruajtur një qeverisje të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.

E vetmja gjë e vërtetë në këtë takim ishin fytyrat e zymta të Ramës, Hahnit e të cdo të pranishmi tjetër, të cilat tradhtonin qëllimin e propagandës. Fantastike ishte edhe shprehja e Ramës se “është hapur rruga për shtratin e negociatave” duke shtuar një shprehje tjetër idiote për të mbuluar të vërtetën.

Shqiptarët duhet ta dinë se negociatat nuk janë hapur në asnjë lloj mënyre. Vendimi për hapjen e tyre është shtyrë per në qershor 2019.

Nëse qeveria nuk plotëson një sërë kushtesh të rëndësishme që i janë vendosur, përfshi luftën kundër krimit dhe korrupsionit, mund të mos hapen as pas një viti, kur do të duhet të bëhet sërish raport progresi nga Komisioni, duhet të votojnë sërish disa nga parlamentet e vendeve anëtare, përfshi Bundestagun dhe parlamentin hollandez, dhe në fund do të duhet votimi i Këshillit Europian, ku cdo vend anëtar ka përsëri të drejtën e vetos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.