E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Johnson dëshiron një marrëveshje të re tregtare me BE-në deri në fund të vitit 2020
Publik News

Johnson dëshiron një marrëveshje të re tregtare me BE-në deri në fund të vitit 2020

Boris Johnson triumfoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat ai i thirri për të trajtuar përfundimisht çështjen e Brexit-it të mbërthyer në një qorrsokak. Përvetësimi i shumë votuesve, e ndër ta edhe nga radhët e partisë kundërshtare, bëri që Johnson të thotë se do të drejtonte një “qeveri popullore”.

“Unë absolutisht mund të konfirmoj se ne do të kemi mundësinë të votojmë relativisht shpejt mbi projekt-marrëveshjen e tërheqjes dhe pastaj të sigurohemi që ajo të miratohet para 31 janarit”, tha Gove.

Rishi Sunak , zëvendësministri i financave në Britani, tha se qeveria do të dërgojë një projekt marrëveshje tërheqjeje në parlament për ratifikim para Krishtlindjes, në mënyrë që ministrat të përqendroheshin në përparësitë e tjera të qeverisë, siç është rritja e shpenzimeve për shëndetin publik.

Sa i përket marrëveshjes së re tregtare, Gove u tha gazetarëve se të dy palët do të përfundojnë një pakt tregtar deri në fund të vitit 2020.

“Ne do të jemi në gjendje të lëmë BE-në para 31 janarit të vitit të ardhshëm, dhe pastaj do të përfundojmë bisedimet me Unionin për një kornizë të re për tregti të lirë dhe bashkëpunim miqësor, të cilin do ta kemi deri në fund të po këtij viti, – shtoi ministri.

Kryenegociatori evropian Michel Barnier dyshon se marrëveshja tregtare do të përfundohet shpejt. Bisedimet, tha ai muajin e kaluar, do të ishin “të vështira dhe kërkuese” dhe ai paralajmëroi britanikët se BE “nuk do të tolerojë një avantazh të padrejtë konkurrues”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.