Jonila Godole, përgënjeshtron ‘Syri TV’
Jonila Godole
Në këto momente në një medium televiziv po qarkullojnë informacione të rreme mbi personin tim, duke injoruar standardin më minimal të gazetarisë: verifikimin e të dhënave që publikojnë.
Meqenëse kjo nuk ndodh për herë të parë po sqaroj si më poshtë:
Deri më tani nuk kam qenë kurrë pjesë e strukturave drejtuese të Fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe as nuk kam përfituar kurrë fonde e privilegje, as si person, as si drejtuese e ndonjë institucioni!
Ky është fakt që mund të kontrollohet lehtë nga të gazetarët dhe të ftuarit e mediumit në fjalë.
Kërkoni listën e bordit drejtues të fondacionit dhe verifikoni online të gjithë projektet fituese të personave dhe organizatave në 10–15 vitet e fundit dhe publikojini po deshët. Gazetari do të thotë të merresh me fakte jo me shpifje.
Nē “Syri TV” u debatua nga nje panel me emra konkrete kur përmendej dhe Jonila Godole
Në Tiranë janë këta persona të cilët mburren se janë miq dhe do të donin të ishin edhe bijtë e George Sorosit.
Kjo listë emrash ka kapur çdo institucion në Shqipëri, politikë, drejtësi, OJF, media e kudo. Mediat hera herës i kanë publikuar por pas ndërhyrjeve i fshijnë lajme të tilla duke i fshehur lidhjet e qeveritarëve me Soros.
Zyrtarët e qeverisë mburren, paguhen nga George Soros ndërsa janë aty, në majë të pushtetit, të zhytur në korrupsion, duke abuzuar ndaj qytetarëve të këtij vendi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




