E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jorida Tabaku: Duhet të krijohet një drejtori për të çliruar sektorin e prokurimeve
Lajme

Jorida Tabaku: Duhet të krijohet një drejtori për të çliruar sektorin e prokurimeve

Ka zyrtarë shteti që i shpërndajnë si pronat e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar sot në Kuvend se sektori i prokurimeve publike nuk ka transparencë në aspektin e informacioneve dhe hapave që ndiqen që nga momenti i shpalljes së një tenderi.
tabaku

Tabaku u shpreh se duhet të krijohet një drejtim që mund ta çlirojë këtë sektor. Sipas saj ka pafund raste ku zyrtarët e shtetit i shpërndajnë prokurimet publike sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre.
“Kam bërë disa propozime për ta ndryshuar mënyrën e sistemit. Kam kërkuar nga institicoonet të gjithë informacionet dhe hapat që ndiqen që nga momenti kur shpallet tenderi për një punë publike të caktuar. Sot këto nuk janë publike.





Përqendrimi i prokurimeve publike në një institucion të vetëm besoj që do ta rrisin konkurrencën në këtë sektor. Sot janë një sektor që shpërndan tendera. Mund të konsiderohet drejtori varësie e kryeministrisë.
Këto standard dhe krijimi i një drejtorie që ka qendërzim të prokurimeve publike besoj se mund ta çlirojnë sektori. Ka raste pa fund të prokurimeve publike ku zyrtarë shteti shpërndajnë prokurime sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre”, deklaroi ajo.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.