Josif Gorrea i Divjakës shpërdoron 940 MLN

7 firma ofruan më pak se fituesja e paracaktuar

Bashkia Divjakë hyn në ato bashki që nuk para bën tendera të mëdha, ama kur i bën, i luan “fenë”. Rezulton se kryetari i saj, Josif Gorrea, ka shpërdoruar plot 940 milionë lekë të vjetra me TVSH në një tender, ndonëse 7 firma të tjera ofruan më pak se fituesi.

Bëhet fjalë për procedurën që mban numrin e referencës REF-78565-08-29-2023 dhe ka për objekt “Rikonstruksion i objekteve ekzistuese, shtesë anësore dhe ndërtim palestre në shkollën e mesme të bashkuar Remas”.

Fondi limit i kësaj procedure është caktuar në shifrën 92,428,214 lekë të reja pa TVSH ose gati 1.1 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin e këtij tenderi do të shikojmë se 7 kompani nga ato që kanë marrë pjesë, kanë ofruar vlera më të ulëta sesa kompania e shpallur fituese.

Josif Gorrea ka vendosur të shpallë fituese kompaninë 2N e cila figuron në pronësi të Namik Shahinit. Oferta fituese është në vlerën 78,187,358 lekë të reja pa TVSH ose gati 940 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo ofertë figuron të jetë sa 85% e fondit limit të tenderit.

Ndërkaq diferenca mes vlerës fituese dhe ofertës më të ulët shkon rreth 113 milionë lekë të vjetra me TVSH, duke shtuar bindshëm dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Publikuar nga Publik Media