JU LUTEM HIQINI KAMERAT NGA PARLAMENTI!
Jani Malo
Hiqini kamerat alla “Big Brother” nga parla(pa)menti!
Deputetët tanë nuk kanë ç’të japin më. Janë konsumuar të gjithë, një pjesë edhe kanë rrjedhur. Madje kanë dështuar edhe si aktorë e karagjozë.
Të njëjtat gënjeshtra e sharje, i njëjtë vulgariteti dhe banaliteti. Ata le të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, tashmë të kthyer në një rutinë të pistë…
Më mirë çojini kamerat diku tjetër.
Diku ku punohet më me seriozitet, më me përkushtim, më me ndershmëri e moral…
Pse jo edhe në një bordello.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



