E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juglindja zbardhet nga bora
Flash

Juglindja zbardhet nga bora

Reshjet e para të dëborës kanë zbarkuar në juglindje të vendit, duke mbuluar zonat malore të qarkut të Korçës. Dardha, në Majën e Biglës, si edhe zona e Shtyllës deri në majën e Mashkullores, janë përfshirë nga flokët e parë të dëborës pas rënies së ndjeshme të temperaturave gjatë natës.

Sipas autoriteteve lokale, qarkullimi rrugor vijon normalisht në të gjitha akset kryesore, megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar në segmentet e larta malore, ku gjatë orëve të para të mëngjesit mund të shfaqen ngrica. Deri tani nuk janë raportuar probleme apo bllokime të qarkullimit.

Meteorologët parashikojnë se fronti i ftohtë do të vazhdojë të ndikojë këto zona edhe në ditët në vijim, ndërsa reshje të izoluara dëbore mund të rikthehen herë pas here. Temperaturat pritet të mbeten të ulëta, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.