Julian Deda: PD-së i duhet lider në aleancë me populin, jo me satrapin e pushtetit
- Në postimin e tij Deda flet për një strategji e cila synon goditjen e figurës së Sali Berishës ndërsa thotë se urdhëri i brendshëm është “Të kritikohet pa kompromis çdo elemet politik i para viteve 2013 në PD, kohë në të cilën drejtonte Sali Berisha”.
- I rreshtuar tashmë qartazi në krah të grupit të kritikëve ndaj linjës së Lulzim Bashës dhe mënyrës sesi ai i ka marrë peng procesin e zgjedhjeve për kryetar në PD, Deda ka edhe një mesazh të fortë kur lë të kuptohet se Basha dhe Rama kanë firmosur bashkë një aleancë okulte e cila nuk është as në të mirë të demokratëve dhe as në të mirë të Shqipërisë ndërsa shkruan: “Na duhet një lider, që nuk bën pakte të fshehta me kundërshtarin dhe linçon mendimin ndryshe brenda partisë. Na duhet dikush, që aleancën e bën me popullin opozitar jo me satrapin e pushtetit”
- Reagimi i plotë i Julian Dedës në Facebook…
Urdher i komandes se Republikes se re:
Te denigrohet çdo anetar partie, qe nuk mendon si shefi. Te kritikohet pa kompromis çdo elemet politik i para viteve 2013 ne PD, kohe ne te cilen drejtonte Sali Berisha. Pra, te vazhdojme shembullin e vellezerve rilindas, ku per çdo gje thuhej se “fajin e ka Saliu”.
Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.
Po si nuk ju vjen zor? Po si mund te shkelni mbi punen e tjetrit keshtu? Fakti, qe kryetari i ngrire e ka kompleks Doktorin, nuk eshte faji i ketij te fundit.
Shikoni pak ku shkon hileja. Lexoni pak nje nga pikat e manualit te deputetit, shikoni se çfare u kerkohej kandidateve per deputete nga zyra e propagandes e Republikes se re, qe ta artikulonin ne takime me njerezit:
“Flisni për arritjet e Bashës, rruga Durrës-Kukës, liberalizimi i vizave, Tuneli i Elbasanit, NATO”. Qesharake. Te gjithe e dijne se keto u bene me iniciative personale te Berishes dhe per te qene korrekt deri ne fund, meritat i takojne atij, qe merr dhe pergjegjesite per deshtimin jo dikujt, qe sukseset e te tjereve ja krediton vetes dhe deshtimet e veta ja faturon te tjereve.
Nese duam bashkimin dhe ringritjen duhet te flasim me ze te larte per shkaqet e verteta te humbjes. Na duhet nje lider, qe di te mbaje fjalen e dhene dhe te imponon respekt si ne fitore ashtu dhe ne humbje. Na duhet nje lider, qe nuk ben pakte te fshehta me kundershtarin dhe lincon mendimin ndryshe brenda partise. Na duhet dikush, qe aleancen e ben me popullin opozitar jo me satrapin e pushtetit. Na duhet dikush, qe del ne fushen e betejes i paster, pa komplekse, pa frike, se nuk eshte as i shitur as i blere, sepse paktin e ka me popullin jo me pushtetin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



