E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juristi Manjani reagon pas vendimit të Kushtetueses për Berishën:
Lajme

Juristi Manjani reagon pas vendimit të Kushtetueses për Berishën:

Gjykata Kushtetuese ka krijuar një kushtetutë të re

Juristi Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses që rrëzoi padinë e Sali Berishës. Manjani thotë se vendimi i sotëm është rasti i dytë kur Gjykata Kushtetuese ka krijuar një kushtetutë të re, tjetër nga ajo që është miratuar.

Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën: Autorizimi nga Kuvendi nuk ishte i nevojshëm!

Reagimi i Ylli Manjanit:

Gjykata Kushtetuese jo pjesërisht, por leshërisht ka pranuar kërkesën e Sali Berishës.

Ose për të qenë politikisht korrekt me fjalorin e kohës, Noc Rrokun ka pranuar.

Pas vendimit për të dhënë territor shqiptar një qeverie të huaj (Shëngjini dhe Gjadri), vendimi i sotëm është rasti i dytë kush Gjykata Kushtetuese ka krijuar një kushtetutë të re, tjetër nga ajo që është miratuar.

Të dy rastet janë norma të reja të pa shkruara në Kushtetutë, por të bëra si pjesë të kushtetutes nga vendimet e kësaj gjykate.

Kushdo që kërkon siguri juridike e garanci kushtetuese tashmë e ka kot!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.